Asadi përkundër vendimit të KS-OKB-së sulmon Idlibin

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për “armëpushim humanitar” një mujor në Siri vazhdon sulmet në Idlib.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, regjimi i Asadit në orët e pasdites ka kryer sulme ajrore dhe tokësore ndaj Idlibit.

Forcat e regjimit kanë kryer 4 sulme ajrore ndaj fshatrave El Raffe dhe Um Halahil në zonën rurale jugore të Idlibit si dhe sulme artilerike ndaj qarkut Xhisr esh Shugur. Sipas vlerësimeve nuk ka të vdekur nga sulmet në fjalë.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib dhe Hama forcat e regjimit që nga orët e mëngjesit me gjuajtje artilerike kanë marrë në objektiv hapësirat civile në qarkun Xhisr esh Shugur në Idlib ndërsa rajoni Kefer Zita i qytetit Hama, në pjesën qendrore të shtetit është sulmuar nga ajri.

Regjimi edhe më 25 shkurt mori në objektiv hapësirat civile të qarkut Xhisr esh Shugur me gjuajtje artilerike.

Në vendimin e KS të OKB-së kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit