“Askush nuk mund të projektojë të ardhmen e rajonit pa Turqinë”

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se askush nuk mund të projektojë të ardhmen e rajonit pa Turqinë.

“Ndaluni në perëndim të Eufratit, mos kaloni në lindje të saj. Nuk ka një gjë të tillë. Nuk ka lindje apo perëndim për terrorin, është objektivi ynë kyç derisa ta heqim plotësisht atë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Askush nuk mund të projektojë të ardhmen e rajonit pa Turqinë”, deklaroi Yıldırım, duke iu drejtuar akademikëve në Universitetin Hasan Kalyoncu në provincën juglindore Gaziantep.

Ai tha se ushtria turke po udhëheq “me sukses” terrenin dhe operacionet ajrore, ndërsa shtoi se ajo do të eliminojë kërcënimet për sigurinë e saj kufitare, integritetin territorial dhe për sigurinë e jetës dhe pronës.

“Kudo që ekziston një kërcënim terrorist, është objektiv për ne”, theksoi kryeministri turk.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe të DEASH-it në Afrin.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit.

Nga atje theksojnë se operacioni po kryhet në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), të drejtën e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektimin e integritetit territorial të Sirisë.

Ushtria poashtu tha se vetëm objektivat e terrorit po shkatërrohen dhe se “kujdes maksimal” i jepet shmangjes së dëmtimit të civilëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit