Asnjë avion mbi Belgjikë

Mos i humb

Të gjithë fluturimet nga dhe për në Belgjikë janë anuluar të mërkurën për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror.

Anulimet nisën që nga ora 22:00 e së martës dhe do të vazhdojnë për 24 orët në vijim. Agjencia e trafikut ajror tha se nuk kishte siguri për numrin e stafit në një numër të kufizuar postesh kyçe dhe i vetmi opsion i mbetur ishte ai i moslejimit të trafikut ajror.

Greva në shkallë kombëtare është thirrur nga tre sindikata kryesore. Disa aeroporte vendosën të mbyllen dhe një zëdhënës i aeroportit jugor të Brukselit tha se nuk kishte patur alternativë tjetër. Sipas tij, asnjëherë më parë një grevë nuk ka patur pasoja të tilla. Fluturimet në lartësinë mbi 75 metra koordinohen nga Organizata Europiane e Kontrollit të Trafikut Ajror, Eurocontrol.

Ndërkohë, avionët qeveritarë dhe ushtarakë nuk do të preken.

Belgët po përballen me pengesa jo të pakta në transportin publik edhe në tokë. Mediat vendase kanë raportuar se vetëm gjysma e trenave që veprojnë çdo ditë pritet të operojnë të mërkurën. Dita e grevës kombëtare e thirrur nga tre sindikatat kryesore belge pason një mosmarrëveshje mbi rritjen e pagës që është kufizuar në 0.8% për dy vitet e ardhshme.

Sindikatat kërkojnë rritje page, përfitimesh dhe pensionesh në një nivel të arsyeshëm si edhe përmirësimin e balancës mes punës dhe jetesës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit