Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Mos i humb

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Nga 56 teste të bëra sot nga IKShPK në Burgun e Mitrovicës, ku janë përfshirë të gjithë të burgosurit në testim, rezulton se të gjithë janë negativ.

Kjo dëshmon edhe një herë se përkundër faktit se disa gardian dhe një infermier kanë qenë të infektuar me zbatim të plotë të masave mbrojtëse në punë dhe me disiplinë në këtë periudhë, është arritur që të pengohet përhapja e infeksionit tek të burgosurit.

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit