Asnjë presion nuk ia “thyen” mendjen Haradinajt për taksën

Mos i humb

Marrëveshja e mundshme ekonomike me Serbinë nuk do ta bind kryeministrin Ramush Haradinaj për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina. Një marrëveshje e plotë, ku përfshihen të gjitha çështjet, edhe njohjen nga Serbia do të ishte oferta e vetme që do të pranonte Haradinaj, për ta hequr taksën.

“Kam propozuar edhe unë një zgjidhje për kapitullin ekonomik. Mirëpo zgjidhja e këtij kapitulli është e ndërlidhur. Kjo temë e gatshme dhe zgjidhet kur i punojmë edhe kapitujt tjerë. Vndimi për këtë merret kur kemi edhe kapituj te tjerë të gatshëm. Vendoset kur të kemi gati edhe njohjen edhe temat e tjera”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se pa marrëveshje për njohje nuk ka vendim për taksën.

“Nuk zgjidhet një kapitull ndaras. Nëse shkruhen krejt kapitujt si ky kapituj shkruhen edhe kapitujt e tjerë. Ne ishim kanë në gjendje ta suspendojmë taksën për një konferencë, por jo për nja afat kohor. Jemi në gjendje ta suspendojmënëse u bë marrëveshja për njohje. Nuk do të shkojmë një nga një më do të shkojmë në tërësi”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit