Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 63 raste të reja, ja sa qytetarë e kanë mposhtur Covid-19

Mos i humb

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë regjistruar 63 raste të reja infektimi në orët e fundit, ndërsa janë shëruar 87 të infektuar.

Njoftimi i plotë:

87 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2F3114653895329260&show_text=true&width=552&height=734&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit