Assange padit qeverinë e Ekuadorit për shkelje të të drejtave

Mos i humb

Julian Assange po padit qeverinë e Ekuadorit për shkeljen e “të drejtave dhe lirive themelore” të tij, pavarësisht faktit se ai ende është duke u strehuar në ambasadën këtij vendi në Londër.

Ky veprim vjen disa muaj pasi Ekuadori ndërpreu komunikimet për dhe vetëm pak ditë pasi ndaj tij u vendosën rregulla të reja, duke përfshirë largimin nga godina nëse do jepte deklarata politike.

Më herët këtë vit, Ekuadori paraqiti një sërë rregullash të reja për Assange, duke e paralajmëruar atë që të shmangë komentet në internet rreth çështjeve politike.

Për të gjithë vizitorët Assange duhet të marrë miratimin nga stafi diplomatik tri ditë përpara. Atij i janë ndaluar aktivitetet që mund të “konsiderohen si politike ose të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të tjera”, sipas një memoje të parë nga “The Guardian”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit