“Ata që thirren në Kushtetutë, e kanë shkelur vetë atë”

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se gjatë këtyre viteve ata që thirren ne emër të kushtetutës e kanë shkelur më së shumë këtë Kushtetutë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vet hartimi i Kushtetutës është bërë pa pyetur qytetarët e Kosovës, që sipas saj për hartim të së njëjtës do  të duhej të pyetej çdo qytetar.

Haxhiu tha se Kushtetuta nuk është akti më i lartë pasi që mbi të ka qenë gjithnjë Pakon e Ahtisarit. Po ashtu, ajo bëri të ditur se si Vetëvendosje kanë bërë projektligjin për referendum dhe këtë javë do ta dërgojnë në Kuvend.

“Ende nuk kemi parë asnjë iniciativë për të dërguar në Kuvend projektligjin për referendum. Ne këtë javë do të dorëzojmë në kuvend projektligjin për referendum”, tha Haxhiu.

Sipas saj gjatë këtyre viteve ata që thirren ne emër të Kushtetutës e kanë shkelur më së shumti këtë Kushtetutë.

Haxhiu tha se edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë germë të saj pa e shkelur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit