Athina pas Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë, nacionalistët grekë në protesta

Mos i humb

Athina është përfshirë nga të tjera protesta për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës, pra emrin e ri të Maqedonisë, nga ato lëvizje që Maqedoninë e konsiderojnë një emërtesë historike greke. Kjo ndodh një ditë para se parlamenti grek të nis procedurat për ratifikimin e marrëveshjes.

Shkupi e mbylli si histori një javë më parë, me votimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat mundësuan ligjshmërinë e emrit të ri. Por dhe aty, i gjithë procesi kaloi nga protestat nacionaliste. Tashmë radhën e ka Athina.

Ditë më parë, Panos Kamenos, ministër Mbrojtjeje në qeverinë e Tciprasit, dha dorëheqjen si përfaqsues nga partia “Grekët e Pavarur”, pikërisht nga mosdakortësia me Marrëveshjen e Prespës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit