Athinë: E kishte fshehur në magazinën e një vile luksoze, kapet me 205 kg kanabis 22 vjeçari shqiptar

Mos i humb

Me 205 kg kanabis në banesën e tij u gjet një 22 vjeçar shqiptar, në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Sipas anti drogës Greke, sasia lëndës narkotike ishte fshehur në magazinë të një vilë luksoze të cilën anëtarë të organizatës e kishin marrë me qera prej disa muajsh.

Autoritetet kishin informacion në rrugë operative,se në banesë gjendej sasi e madhe narkotikësh, e importuar nga shqipëria,e cila kishte destinacion tregun vendas të narkotikëve.

Gjatë operacionit u bë i mundur bllokimi i sasisë së lëndës narkotike prej 205.4 kg,disa pajisje gps tracker si dhe një peshore elektronike.

22 vjeçari i arrestuar u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, anëtarë të së njëjtës organizatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit