ATK e orientuar në luftimin e ekonomisë joformale

Mos i humb

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka shënuar sot 19 vjetorin e themelimit të saj.

Më këtë rast, Ministri i Financave, Bedri Hamza, pasi përgëzoi Administratën Tatimore për arritjet, tha se falë kësaj pune, sot, Kosova është shembull sa i përket stabilitetit makrofiskal dhe kjo është e mundur si rezultat i punës dhe angazhimit të madh të punonjësve të ATK-së.

“Ligji për Tatim të të ardhurave, korporatave dhe TVSH-së do të aprovohen në Kuvend, krejt këto për përkrahjen e biznesit e veçanarishtë ndihmën e sektorit privat. Shteti do ta ketë rolin e mbështetësit në sektorin privat, unë i mirëpres të gjitha asociacionit të biznesit që të përmirësojnë draftin që e ndihmon punën e ATK-së e që e lehtëson edhe biznesin”, u shpreh Hamza.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se Administrata Tatimore e Kosovës është konsoliduar në nivel të një institucioni kompetent, me integritet të lartë profesional dhe modern, në linjë me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, teknologjike dhe administrative dhe e krahasuar me administratat tatimore moderne ndërkombëtare.

“Me 17 janar ka filluar punën me 30 zyrtarë e mbështetur nga USAID, ka zhvilluar një strukturë funksionale me praktikat ndërkombëtare , tani janë 812 zyrtarë ne rajone të ndryshme të Kosovës. Legjislacioni i ATK është transparent dhe në përputhje me standardet evropiane. Bashkëpunim me Administratat rajonale, gjatë vitit 2018 ka realizuar 102 % të të hyrave, 457 milionë euro vetëm në këtë vit, 5.8 miliardë euro për 19 vjet. Prioritet është luftimi i ekonomisë jo formale,  shpresoj të këtë zhvillim më te mira në vazhdim në krahasim me vendet tjera”, tha Imeri.

Të pranishëm në këtë përvjetor, ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe personalitete të tjera të fushës së biznesit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit