Australi, 13 të vdekur dhe mbi 3 mijë të prekur nga COVID-19

Mos i humb

Në Australi numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) rritet në 13, ndërsa numri i rasteve tejkalon 3 mijë.

Ministria australiane e Shëndetësisë njoftoi se një person, mashkull në moshën 70-vjeçare ka humbur jetën për shkak të COVID-19 në spitalin ku trajtohej në kryeqytetin Peth të Australisë Perëndimore.

Me humbjen e jetës është rritur në 13 numri gjithsej i vdekjeve në të gjithë vendin, ndërsa është shënuar rasti i dytë i vdekjes nga koronavirusi në Australinë Perëndimore në të cilën janë konfirmuar 231 raste.

Rasti i parë në Australi u përcaktua në fund të muajit janar, ndërsa rasti i parë i vdekjes më 1 mars. Në testet e kryera në mbi 181 mijë persona, janë përcaktuar 3.050 njerëz me COVID-19. Ndërkohë që Uellsi i Ri Jugor (NSW) është rajoni që ndodhet në vend të parë me 1.405 raste.

Në vend nuk është mundur të ndalohet rritja e rasteve të COVID-19 edhe pse në të gjithë vendin janë marrë masa të tilla si mbyllja e kufijve për të huajt, anulimi ose kufizimi i aktiviteteve jo të detyrueshme, mbyllja e vendeve të adhurimit, sallave sportive, bibliotekave, pishinave, muzeve me përjashtim të bizneseve që ofrojnë shërbim themelor.

Pritet që kryeministri Scott Morrison të njoftojë masat e reja që do të merren në takimin e kabinetit kombëtar që do të zhvillojë sot me kryeministrat e të gjithë rajoneve dhe zonave të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit