Australi, “Festivali i Bajramit” pret mijëra vizitues

Mos i humb

Muslimanët në qytetin Melbourne të Australisë që 24 vite janë duke organizuar “Festivalin e Bajramit” menjëherë pas Fitër dhe Kurban Bajramit.

Në festivalin e organizuar nga Organizatat e Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar Australi (AIMGT) me pjesëmarrjen e mijëra personave filloi në lagjen Dallas.

Festivali për herë të parë u organizua nga turqit dhe muslimanët e përkatësive etnike të ndryshme në qytet në vitin 1994, ndërsa edhe këtë vit hasi në interesim të madh.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shëtisin stendat me veshje dhe sende të ndryshme të shteteve të ndryshme, ndërsa edhe të shijojnë ushqime të ndryshme.

Kalar Abdullahi me prejardhje prej Xhibuti, në deklaratën për AA tha se ndjehet i lumtur se gjendet në këtë festival.

Festivali do të përfundojë nesër në mbrëmje me shfaqjen e fishekzjarreve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit