Australia raporton 337 raste të reja me COVID-19 dhe 19 vdekje

Mos i humb

Australia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 19 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 337 raste të reja, shumica e të cilave janë regjistruar në shtetin juglindor Victoria, transmeton (AA).

Sipas Departmentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Australi, në Victoria gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 322 raste të reja të koronavirusit. 

“Fatkeqësisht pati edhe 19 vdekje të raportuara”, tha departmenti.

Që nga shpërthimi i koronavirusit Australia ka konfirmuar gjithsej 21.397 infeksione, me provincën Victoria më të prekur nga pandemia. Deri më tani, në këtë vend të paktën 314 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Australia ka kryer mbi 4.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa janë shëruar mbi 11 mijë pacientë paraprakisht të prekur nga koronavirusi.

Një banore e Melburnit, Esra Sezgin, tha për AA se shteti është nën masa të rrepta të bllokimit të fazës së katër.

“Faza e katërt do të thotë që ne nuk jemi në gjendje të largohemi nga shtëpia, përveç nëse është tejet e nevojshme. Një shtetrrethim është vendosur nga ora 8 në mbrëmje deri në orën 5 në mëngjes”, tha Sezgin, vëllai i të cilës është testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Autoritetet lokale në Victoria po drejtojnë testet për COVID-19 në të gjithë shtetin.

“Populli i Melburnit po ndjehet i shqetësuar”, u shpreh Sezgin.

Pas vendosjes së bllokimit në Victoria, ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Jenny Mikakos, në fillim të këtij muaji pati thënë se nëse vendi “nuk frenon transmetimin e komunitetit ne do të vazhdojmë të shohim infeksione të larta të koronavirusit dhe shumë më shumë shtrime në spital, si dhe vdekje për muaj të tërë”.

“Kjo është thjesht e papranueshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi shpallur një gjendje të katastrofës dhe kemi vendosur një shtetrrethim”, tha Mikakos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit