Austri, ekstremisti i djathtë në qeveri

Mos i humb

Ekstremi i djathtë austriak do të qeverisë Austrinë në krah të konservatorëve të Sebastian Kurtz falë marrëveshjes së koalicionit të arritur dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Në moshën 31-vjeçare, Kurz do të kthehet në kryeministrin më të ri të Kontinentit të Vjetër, e nëse koalicioni ratifikohet, prania e Partisë së Lirisë do ta kthejë njëkohësisht Austrinë në të vetmin shtet të Europës Perëndimore me një parti të ekstremit të djathtë në qeverisje. Të dyja këto forca politike e kanë drejtuar më parë vendin së bashku në periudhën e viteve 2000-2005.

Asnjëri prej dy liderëve nuk dha detaje mbi programin e ekzekutivit. Ata u mjaftuan me pohimin se do të informojnë më së pari Presidentin e vendit, Alexander Van der Bellen. Zgjedhjet e 15 tetorit në Austri nuk arritën të prodhojnë një rezultat përfundimtar. Fushata e fortë elektorale u dominua nga kriza e emigracionit në Europë, të cilën Partia e Lirisë e shndërroi në lajtmovitin e vet.

Kurz, nga ana e tij, ishte përpjekur të afronte si votuesit konservatorë dhe ata të krahut të djathtë me premtimin të mbyllte rrugët e azilkërkuesve në Europë, t’i vinte një tavan asistencës së paguar për refugjatët e t’ua ndalonte atyre përfitimet nëse nuk kishin jetuar për 5 vjet në Austri.

Asokohe, Partia e Lirisë e akuzoi se po i vidhte politikat e saj dhe kandidati i saj Heinz-Christian Strache e pat cilësuar “mashtrues”. Grupet e ripërtërira populiste të krahut të djathtë kanë promovuar axhenda anti-imigracionit dhe euroskeptike në pjesën më të madhe të BE-së, por ndryshe nga Partia austriake e Lirisë, ata nuk kanë arritur ta kthejnë suksesin e kutive të votimit në fuqi reale./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit