Austri, Partia Popullore e qendrës së djathtë kryeson zgjedhjet

Mos i humb

Ankara

Partia Popullore e qendrës së djathtë e ish-kancelarit Sebastian Kurz (OVP) doli e para në zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Austri.

Partia fitoi shumicën e votava në zgjedhjet e së dielës me 37.5 për qind duke fituar 71 ulëse, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme e vendit.

Partia Social Demokratike e Austrisë (SPO) radhitet e dyta me 21.2 për qind, Partia e ekstremit të djathtë të Lirisë së Austrisë (FPO) fitoi 16.2 për qind dhe Partia e Gjelbër mori 13.9 për qind të votave.

Partia Socialiste ka marrë numrin më të vogël të votave në histori. FPO, ish-partneri i koalicionit të OVP-së, ka humbur rreth 10 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Kjo rënie ishte kryesisht për shkak të skandalit të korrupsionit, e cila gjithashtu çoi në zgjedhje të parakohshme.

Pasi që FPO humbi më shumë vota nga sa ishte parashikuar, të Gjelbërtit morën më shumë vota nga sa pritej.

Austriakët zgjodhën përbërjen e re të Parlamentit me 183 ulëse të dielën.

Zgjedhjet do të përcaktojnë qevrinë e 33-të të Austrisë, për të cilën garuan 1.476 kandidatë për deputetë, përfshirë 27 me origjinë turke.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme erdhi pas prishjes së koalicionit 17-muajsh në maj, kur ish-kancelari dhe kreu i Partisë së Lirisë, Heinz Christian Strache dhanë dorëheqje për shkak të skandalit të korrupisionit të publikuar në një video.

Për rreth katër muaj, vendi u drejtua nga ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Brigitte Bierelin, e cila u emërua si kancelare nga presidenti i vendit, Alexander Van der Bellen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit