Austri, zjarr gjatë punimeve për të gërmuar një tunel

Mos i humb

Gjatë punimeve në gërmimin e tunelit hekurudhor i cili do të lidh Austrinë dhe Italinë, sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr në momentin kur në lokacionin e ndërtimit kanë qenë rreth 50 punonjës.

Mediat austriake lajmërojnë se gjatë punimeve është djegur makina për shpimin e tunelit i cili kalon nën Alpet.

Pretendohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit në tunel kishte rreth 50 punonjës. Besohet se 18 prej tyre, me të cilët autoritetet austriake nuk arritën të kishin kontakt, u fshehën në një kontejner. Mediat theksojnë se zjarri është vënë nën kontroll.

Tuneli hekurudhor Benner mes Austrisë dhe Italisë, i cili do të jetë i gjatë 55 kilometra, duhet të përfundojë deri në vitin 2025./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit