Austria kërkon zbardhjen e pretendimeve mbi spiunazhin gjerman

Mos i humb

 

 Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen deklaroi se pretendimet se inteligjenca gjermane (BND) në periudhën nga viti 1999 deri në 2006 ka spiunuar një numër personash fizik dhe juridik në Austri, duhet hetuar në detaje dhe zbardhur.

“Spiunimi midis sheteve mike është e padëshirueshme dhe e papranueshme. Qeveria gjermane duhet qartazi t’u përgjigjet disa pyetjeve”, ka thënë Van der Bellen në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelarin aaustriak Sebastian Kurz.

Pas raporteve të medias mbi aktivitetet e BND-së në Austri, presidenti austriak Van der Bellen, paralajmëroi se aktivitetet e tilla edhe më tej minojnë besimin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet brenda Bashkimit Evropian.

Duke theksuar se BND-ja gjermane ka përgjuar më shumë se 2.000 njerëz dhe institucione, Van der Bellen tha se Gjermania duhet menjëherë të prononcohet në lidhje me këtë dhe thotë nëse kjo është e vërtetë dhe nëse kjo praktikë e papranueshme ende vazhdon.

Kancelari austriak Kurz tha se kjo nuk ishte hera e parë që Gjermania akuzohet për spiunim në Austri, por se edhe rastet e mëparshme nuk u ndriçuan nga mungesa e bashkëpunimit të institucioneve gjermane.

“Spiunimi nuk është diçka që bëjnë vendet mike. Gjermania duhet të bashkëpunojë në zbardhjen e këtij rasti”, tha Kurz.

Pretendimet për spiunazhin gjerman në Austri i publikoi gazeta “Der Standard”, ku thotë se BND ka përgjuar biseda telefonike, duke ndjekur faksimilet dhe komunikimin ndërmjet qytetarëve dhe zyrtarëve austriakë në pajisjet mobile.

Midis supozimeve se janë përgjuar ndodhen edhe të paktën 75 ambasadorë në Vjenë, përfshirë ambasadorët e SHBA-së, Iranit, Izraelit dhe të Koresë së Veriut.

Pretendime të ngjashme tre vjet më parë pati publikuar gazeta gjermane “Der Spiegel”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit