Austria shkatërron stadiumin modern për të…mbjellë pemë!

Mos i humb

Lamtumirë “Worthersee Stadion”, impianti modern prej 32 mijë vendesh që Austria e rikontruktoi në kuadër të Europianit të vitit 2008 dhe ku u zhvilluan 3 takime. I ndodhur në qytetin e Klagenfurtit, pranë kufirit me Slloveninë, stadiumi i kushtoi organizatorëve të europianit plot 66 milionë euro dhe prej asaj kohe i ka shërbyer skuadrës së Austria Klagenfurtit.

Në Europian, stadiumi priti ndeshjet e vlefshme për grupin B, Gjermani-Poloni 2-1, Kroaci-Gjermani 2-1 dhe Poloni-Kroaci 0-1. Por stadiumi me 32 mijë vende është shumë i madh për ekipin e Klagenfurtit, që ka një mesatare shumë të ulët të tifozëve në stadium, vetëm 600 për ndeshje, ndaj Austria Klagenfurti do të përdorë një impiant modern, por më të vogël nga shtatori i këtij viti.

Kështu stadiumi aktual do të shndërrohet në një park me 200 pemë, që do të jenë nga 10 deri në 14 metra të larta. Qeveria austriake ka bërë një plan për të mbjellë 1 miliard pemë deri në vitin 2050, ndërsa stadiumi shumëmilionësh do të jetë një nga vendet ku do të mbillet një pjesë prej tyre.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit