Autokrati turk: Albin Kurti gaboi me besimin e Ramush Haradinajt për luftimin e korrupsionit

Mos i humb

Autokrati turk, Enver Robelli ka ngritur lartë përkushtimin e punën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për shtetin e Kosovës, duke theksuar kështu siç tha ai se Albin Kurti është i vetëmi pushtetarë që nuk e ka vjedhur shtetin e tij.

Robelli bëri me dije se Albin Kurti ka bërë gabim të madh me besimin se kryeministri Ramush Haradinaj çliron Kosovën nga krimi i organizuar e korrupsioni, pasi siç tha ai se çlirimi vjen kur Kosova të çlirohet nga pushtetarët gjuheshthurur, pa kulturë shtetërore dhe pa dinjitet!, ka shkruar autokrati turk në Facebook.

Ja postimi i plotë:

ALBIN KURTI!

Albin Kurti nuk eshte hajn!
Albin Kurti e do me shume Kosoven se çdo pushetetar i tanishem!
Albin Kurti eshte nder te vetmit politikane te Kosoves qe nuk vuan nga inferioriteti kur takohet me diplomate te huaj!
Albin Kurti nuk i ka hyre askujt ne oborr me arme per ta sulmuar!
Albin Kurti ka qendruar stoik ne paqen e rrejshme te viteve 90-te, gjate luftes dhe si peng i regjimit kriminal te S. Millosheviqit!
Albin Kurti eshte i vetmi politikan i Kosoves me te cilin duan te diskutojne gazetaret perendimore (edhe kur nuk pajtohen me te. Kete e them pas nje pervoje 20 vjeçare ne dy gazeta me prestigj mbare-europian)!
Albin Kurti e ka shitur banesen e tij per t‘u angazhuar politikisht!
Albin Kurti nuk ka vila neper kodrat e Prishtines!
Albin Kurti nuk ka bere qejfe neper hotele te St. Moritzit, por ka fjetur ne banesa te perkrahesve te Vetevendosjes ne Zürich!
Albin Kurtin nuk mund ta shantazhoje asnje matador lokal apo nderkombetar!
Mund te mos pajtohemi me gjithçka qe perfaqeson Albin Kurti, por askush nuk mund t‘ia njollos as nderin, as vepren!
Albin Kurti ka gabuar vetem kur ka besuar se me Ramush Haradinajn çlirohet Kosova nga krimi e korrupsioni! Jo, jo, jo, çlirimi vjen kur Kosova te çlirohet nga keta pushtetare gjuheshthurur, pa kulture shteterore dhe pa dinjitet!

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit