Autoritetet irakiane mbyllin portin Umm Qasr në Basra për shkak të protestave

Mos i humb

Autoritetet e Irakut mbyllën portin strategjik Umm Qasr për shkak të demonstratave popullore që vazhdojnë në qytetin e Basrës në jug të vendit.

Umm Qasr, porti i vetëm ujor i Irakut, gjendet në skajin perëndimor të gadishullit Al-Faw, ku rrjedha e lumit Shatt al-Arab hyn në Gjirin Persik, rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Basrës.

Që nga 9 korriku, provincat qendrore dhe jugore me shumicë shiite në Irak, veçanërisht Basra, janë përfshirë nga demonstrata, të cilat në një moment u përhapën edhe në kryeqytetin Bagdad.

Demonstruesit kërkojnë përmirësimin e shërbimeve publike, më shumë mundësi punësimi dhe ndalimin e korrupsionit.

Sipas komisionit shtetëror të Irakut për të drejtat e njeriut, që nga fillimi i protestave, të paktën 26 demonstrues janë vrarë në përleshje me forcat e sigurisë.

Për vite, banorët e Basrës janë ankuar se shtetasit e huaj në vend të banorëve lokalë, janë duke u punësuar në sektorin e brendshëm të energjisë.

Rreth 80 për qind e eksporteve totale të naftës së papërpunuar në Irak vijnë nga fushat e naftës në provincën Basra./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit