Autoriteti Francez: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Francë, Jerome Salomon ka deklaruar për gazetën franceze ‘Le Figaro’ se “Ne duhet të përgatitemi për një ristartim të epidemisë nëse jo për një valë të dytë”, e cila është e mundur “këtë vjeshtë ose këtë dimër”.

Salomon tha gjithashtu se “Ne nuk dimë gjithçka për sjelljen sezonale të këtij virusi që është ende në qarkullim” dhe se “duhet mobilizim nga të gjithë për të përballuar dhe menaxhuar Covid”.

Numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë në francë theksoi se “Ajo që duhet ta kuptojmë mirë, është se në thelb janë sjelljet tona ato që ndikojnë në rigjenerimin e epidemisë” dhe se “ nëse duam ta shmangim atë, secili prej nesh duhet të vazhdojë të respektojë masat e sigurisë, masat higjienike, distancimin fizik dhe përdorimin e maskës, veçanërisht në tubime dhe hapësira të mbyllura ”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit