Avionët izraelitë bombardojnë zonën e Hamasit në Gaza

Mos i humb

Avionët izraelitë kanë bombarduar një zonë në Gaza që thuhej se i përkiste krahut të armatosur të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.

Sipas dëshmitarëve okularë në rajon, avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur me katër predha pikën e Brigadave Izzeddin al-Kassam në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të bllokuar të Gazës.

Ndërkohë, burimet shëndetësore njoftuan se bombardimi nuk ka shkaktuar të vdekur apo të plagosur.

Izraeli nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin, ndërkohë që sulmi ajror në fjalë vjen pasi dje nga Gaza u shkrepën tre raketa në drejtim të vendbanimeve izraelite.

Ushtria izraelite dje tha se dy nga tre raketat e hedhura nga Gaza janë interceptuar nga sistemi i mbrojtjes Kupola e Hekurt.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për raketat e gjuajtura nga Gaza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit