Avionët luftarakë turq godasin terroristët në veri të Irakut

Mos i humb

Ushtria turke ka neutralizuar dy terroristë të PKK-së përmes sulmeve ajrore në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ministria thonë se terroristët u neutralizuan në koordinim me ofensivën anti-terroriste të Turqisë të quajtur Operacioni “Kthetra”.

Në sulmet ajrore gjithashtu u shkatërruan depo të municionit dhe strehimore të përdorura nga grupi terrorist.

Operacioni antiterrorist “Kthetra”, i cili filloi më 27 maj, zhvillohet kundër terroristëve të PKK-së në Hakurk, në veri të Irakut. Në kuadër të operacionit, ushtria turke deri më tani ka neutralizuar 58 terroristë të PKK-së.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit