Avionët rusë ngrenë alarmin në Australi

Mos i humb

Forcat ajrore australiane u vendosën në gjendje alarmi pasi bombardierët rusë zhvilluan manovra luftarake në ujrat neutrale pranë Indonezisë, një lëvizje që, sipas ekspertëve, bëhet për të zgjeruar ndikimin rus mbi Paqësor.

Për disa orë, bazat australiane shfaqën nivel të lartë gatishmërie në përgjigje ndaj manovrave ruse, ku u përfshinë bombardierë me aftësi bërthamore Tu95. Sipas televizionit “Russia Today”, manovrat ruse ishin të parat në Paqësor që niseshin nga Indonezia. Analistë ushtarakë australianë thanë se manovrat janë një kujtesë e ambicieve ruse, një tregues se Moska kërkon të jetë një lojtar i rëndësishëm në Paqësor dhe është e gatshme të përdorë forcën ushtarake për ta demonstruar këtë.

Avionët rusë u nisën nga baza ajrore Biak në Indonezi dhe qëndruan në fluturim për më shumë se 8 orë. Ato kurrë nuk shkelën hapësirën ajrore australiane, por afërsia me kontinentin-shtet dhe Polin e Jugut ngacmoi jo pak Kanberrën zyrtare.

Ditë më parë, ishte Londra ajo që u ankua për praninë e shpeshtë të anijeve ruse pranë ujrave të saj dhe tashmë një tjetër shtet i Komonuelthit ndjen prezencën ushtarake të Kremlinit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit