Avioni i Turkish Airlines bën ulje në Kanada për shkak të pasagjerit të sëmurë

Mos i humb

Një avion i linjës ajrore turke Turkish Airlines që po udhëtonte nga Stambolli për në Miami, ka ndryshuar rutën dhe ka kryer ulje në Kanada për shkak të një pasagjeri i cili është sëmurë.

Sipas një njoftimi nga Turkish Airlines, bëhet fjalë për avionin me numër rrugëtimi TK77 i cili është nisur nga Aeroporti Ataturk i Stambollit në drejtim të Miamit, kurse është ulur në qytetin Halifax të Kanadasë pas sëmurjes së një pasagjeri mashkull të moshës 30-vjeçare, i cili së bashku me një shoqërues është transferuar në spitalin e këtij qyteti.

Pas mbushjes me karburant në Aeroportin e Halifaxit, avioni është ngritur sërish pas një ore për të vazhduar në drejtim të Aeroportit të Miamit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit