Avokati: Gjykimi për “Syrin e Popullit” nuk mund të ndodhë prapa perdeve

Mos i humb

Avokati Ramiz Krasniqi tha se nuk mund të ndodhë prapa perdeve gjykimi i dhjetë të akuzuarve për pjesëmarrje në Organizatën “Syri i Popullit”.

“Nëse mendohet se gjykimi do te ndodhë prapa perdeve ajo nuk mund të ndodhë. Përjashtimi ka mundur të ndodhë vetëm për pjesën e supozuar te dhunimit dhe jo për pjesën tjetër”, tha avokati Krasniqi.

Seanca e sotme e gjykimit të të akuzuarve të “Syrit të Popullit” u mbyll për arsyen se Avni Llumnica akuzohet edhe për dhunim.

Përjashtimin e publikut nga kjo seancë avokati Krasniqi e konsideroi “që ka ndodhur në kundërshtim me ligjin”.

Fehmije Gashi- Bytyqi, avokatja Murat Jasharit tha se të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Të akuzuar të këtij procesi gjyqësor janë Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Bajrush Konjusha, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.

10 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

Murat Jasharit, njërit nga të akuzuarit e këtij grupi i është caktuar trajtimi psikiatrik.

Murat Jashari e Avni Llumnica u arrestuan si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi që ishte njëri nga udhëheqësit kosovarë të periudhës komuniste./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit