Avokati i Popullit: Gjatë arrestimit të deputetëve është shkelur imuniteti

Mos i humb

Institucioni i Avokatit të Popullit në Maqedoni vlerëson se si pasojë e veprimit të policisë gjatë arrestimit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, është shkelur mbi të drejtën e imunitetit të deputetëve, si dhe mbi parimin e prezumimit të pafajësisë.

Në një brifing me gazetarë, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se një konstatim i tillë është bërë pas një ankese të dorëzuar dhe të nënshkruar nga 33 deputetët e partisë VMRO-DPMNE, në të cilën ata ankohen se gjatë arrestimit të deputetëve është shkelur Kushtetuta dhe janë bërë një sërë parregullsi të tjera.

Memeti me këtë rast ka kërkuar sqarim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nga ku ka marrë dokumentet e kërkuara, por nuk ka marrë asnjë sqarim mbi pyetjet për të cilat është interesuar ai.

Ai thotë se bëhet fjalë për shkelje të nenit 19 nga Rregullorja për Punë të Policisë në të cilën qëndron qartë se “personi i cili tregon se posedon imunitet nuk guxon të arrestohet”, por pëkundër kësaj, polici ka kryer arrestimin edhe pse ka qenë i njoftuar.

Avokati i Popullit thotë se respekton pavarësinë e gjyqësorit, por parashtron pyetjen se përse vallë gjyqi ka dhënë urdhër për arrestim të personave që gëzojnë imunitet, para se i njëjti t’u merret atyre.

Ndryshe, masa paraburgim për gjashtë deputetët e koalicionit opozitar të VMRO-DPMNE-së u parashtrua më 28 nëntor të këtij viti nga Gjykata Themelore Shkup – Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion. Deputetët në fjalë janë në mesin e 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit