Avokati i Shullazit ankimon vendimin: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë!

Mos i humb

“Kokat” e krimit kanë nisur të refuzojë izolimin në qelitë e burgut të sigurisë së lartë “41 bis”. Të parët që e hedhin këtë hap janë Emilano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilando Dani.

Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, që sot ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”.

 Avokati ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi, ku mes të tjerash argumenton se Shullazi nuk e ka statusin e të dënuarit dhe për pasojë nuk mund të izolohet në një burg të sigurisë së lartë.


“Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.

Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. (…).

Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”, shkruhet mes të tjerave në dokument.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit