Avokati kërkon që Haradinaj të lirohet: Arrestimi dhe akuzat ndaj tij jashtë juridiksionit të Speciales

Mos i humb

Avokati i Nasim Haradinajt ka folur sot përpara gjykatësit dhe prokurorit të Specializuar në Hagë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

Avokati mbrojtës ka thënë se tribunali është për krime të luftës dhe se Haradinaj nuk akuzohet për to.

Ai gjithashtu është shprehur se kjo është jashtë juridiksionit të Gjykatës Speciale.

“Mbrojtja ka dorëzuar një mocion paraprak për hedhjen poshtë të këtyre akuzave dhe për lirimin e menjëhershëm dhe zyra e Prokurorit sapo tha se do të bëhet proces i shpejtë dhe aktakuza do të përpunohet shpejtë, megjithatë unë nuk kam dëgjuar datë.

Meqenëse zyra e Prokurorit e zgjodhi datën dhe klienti im ka përfunduar në paraburgim, puna që duhet bërë është punë shumë e madhe dhe është një punë që do të kërkojë shumë javë ose shumë muaj dhe ju duhet të rishikoni akuzat kundër klientit tim sepse siç kam thënë në mocion, klienti im nuk është organizuar për krime lufte, ky është tribunal për krime lufte. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për këto akuza, sidomos neni 391 as nuk mbulohet nga juridiksioni i kësaj gjykate.

Kjo është ndër akuzat më të rënda të bëra klientit tim. Por, aty unë përfundoj me këtë që dua ta lironi menjëherë nga paraburgimi z.Haradinaj.”, tha avokati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit