Azerbajxhani dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme

Mos i humb

Në kuadër të vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Baku, Azerbajxhani dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme si shëndetësi, gjyqësor, transport dhe bujqësi.

Vuçiç në kuadër të vizitës së tij në Azerbajxhan u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij Ilham Aliyev. Liderët pas takimeve kokë më kokë morën pjesë në takimin mes delegacioneve.

Aliyev në një fjalim të mbajtur me këtë rast tha se marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Serbisë po zhvillohen me sukses duke shtuar se këto dy shtete janë mike dhe partnerë strategjik.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve do të zhvillohen edhe pas kësaj, Aliyev tha se negociatat e sotme do t’u japin hov në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.

Aliyev tha se në të ardhmen do të realizojnë bashkëpunim më aktiv në fushën e energjisë dhe transportit.

Ndërsa Vuçiç uroi Aliyev-in për rizgjedhjen e tij si president dhe për 100 vjetorin e themelimit të Azerbajxhanit.

Vuçiç tha se Azerbajxhani është një shtet mik dhe se i kushton një rëndësi të madhe politikave të Aliyev-it. “Mendoj se kemi shumë punë që do të shohim së bashku. Ka shumë punë për t’u bërë në Serbi edhe për nga aspekti i interesave të Azerbajxhanit. Edhe ne kemi shumë gjëra për të bërë këtu. Me përfocimin e ekonomisë sonë kompanitë serbe mund të investojnë në Azerbajxhan”, tha presidenti serb.

Pas takimit Aliyev dhe Vuçiç nënshkruan Planin e Aktivitetit të Partneritetit Strategjik Azerbajxhan-Serbi.

Më pas ministrat përkatës nënshkruan marrëveshjet në fushën e shëndetësisë, mjekësisë, gjyqësorit, karantinës së bimëve, transportit rrugor dhe aviacionit civil./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit