BAG nënshkruan kontratën për ilaçin Covid-19: Siguron 3 milionë doza

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka nënshkruar një kontratë rezervimi për një ilaç kundër Covid-19 me kompaninë zvicerane Molecular Partners. Pritet të kushtojë disa milionë franga.

Nëse ilaçi kalon me sukses testet klinike dhe miratohet për treg, Zvicra do të fitojë qasje me përparësi, thuhet në një njoftim për shtyp të BAG.

Studimet klinike për këtë bar janë planifikuar për vjeshtën e ardhshme.

Me kontratën në fjalë, qeveria federale siguron mundësinë e përdorimit të 200.000 dozave të para të ilaçit të ri kundër Covid-19 dhe të drejtën për shpërndarjen deri në tre milionë doza shtesë.

Ilaçi është një agjent imunoterapeutik.

Ilaçi ka për qëllim kryesisht trajtimin e njerëzve të infektuar nga koronavirusi. Megjithatë, në raste të caktuara, ky ilaç mund të përdoret në mënyrë profilaktike për të mbrojtur kundër infeksionit, për shembull për personelin e ekspozuar në spital ose grupe të tjera rreziku.

Zyra Federale nuk ka komentuar në detaje mbi anën financiare të mbulimit të ilaçit, përcjell albinfo.ch. Por, megjithatë, pyetjes së agjencisë Keystone-SDA i është përgjigjur duke përmendur një shumë prej “disa milionash” gfranga

“Molecular Partners” është një kompani bioteknike me qendër në Schlieren të Kantonit të Cyrihut. Ajo është themeluar në vitin 2004 si një spin-off nga Universiteti i Cyrihut.

Jo më larg se të premten e kaluar, BAG ka njoftuar se ka lidhur një kontratë me kompaninë amerikane bioteknike “Moderna” për blerjen e vaksinës së re që është në përpunim nga kjo kompani.

Qeveria federale planifikon kështu të sigurojë 4.5 milionë doza të vaksinës së pritshme kundër koronavirusit.

Qeveria federale është në bisedime edhe me kompani të tjera prodhuese vaksinash. Për këtë destinim ajo ka vënë në dispozicion 300 milionë franga.

Në luftën kundër Covid-19, qeveria federale po përgatitet për disa skenarë.

Është i rëndësishëm përqëndrimi në qasje të ndryshme terapeutike në mënyrë që të trajtohen pacientët me sëmundjen e rëndë Covid 19, përfundon BAG

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit