Bahçeli: Nuk po pushtojmë Afrinin, Franca të shohë të kaluarën e saj pushtuese

Mos i humb

Kryetari i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli deklaroi të martën se Franca është mirë të shikojë të kaluarën e saj pushtuese.

Në një takim me deputetët bashkëpartiakë, Bahçeli kritikoi vërejtjet e fundit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”.

“Nëse Franca trajton çështjet e invazionit dhe pushtimit, atëherë një gjë të tillë duhet ta bëjë me vetëkritikë duke kthyer kokën tek e kaluara e saj”, tha Bahçeli.

Në një intervistë për “Le Figaro” të publikuar më 31 janar, Macron tha “Nëse operacioni i Turqisë në veri të Sirisë shndërrohet në një pushtim, kjo do të ishte një problem për Francën”.

Bahçeli ripërsëriti qëndrimin se Turqia nuk është një forcë pushtuese në Afrin.

“Turqia respekton integritetin territorial të Sirisë”, tha ai.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit