Bahreini pret gazetarët izraelitë, por nuk lejon hyrjen e gazetarit të AA-së

Mos i humb

Autoritetet e Bahreinit nuk i kanë dhënë leje gazetarit të Anadolu Agency (AA) të hyjë në vend për të ndjekur konferencën që po mbahet në kryeqytetin Manama lidhur me Palestinën, ndërkohë që ka pajisur me viza gazetarët izraelitë që kanë ardhur për të njëjtin qëllim.

Konferenca e udhëhequr nga SHBA-të filloi dje në Bahrein, gjatë së cilës zyrtarët amerikanë pritet të zbulojnë pjesën ekonomike të planit të njohur si “marrëveshja e shekullit”.

Gazetarit të AA-së në Kuds, Esat Fırat, i cili më 23 qershor u përpoq të shkojë në Bahrein për të ndjekur takimin, i është konfiskuar pasaporta zyrtare e cila i mundësonte udhëtim pa vizë.

Përkundër të gjitha përpjekjeve diplomatike, zyrtarët e Bahreinit nuk lejuan hyrjen e gazetarit të AA-së që priti për disa orë në aeroport me arsyetimin se “nuk ka qenë i akredituar”.

Duke folur lidhur me çështjen, Fırat tha se autoritetet e vendit e kanë trajtuar sikur ndonjë kriminel në aeroport dhe se është shoqëruar nga një zyrtar deri në avionin me të cilin do të dërgohej në Turqi.

Ai tha se pasaporta e konfiskuar nuk i është kthyer deri në derën e avionit. Fırat tha disa ditë para konferencës ka kontaktuar përmes postës elektronike dhe telefonit me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Komunikimit të Bahreinit për të fituar akreditimin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga këto institucione.

“Tentova të aplikoja disa herë për akreditim, por Ministria e Jashtme dhe Ministria e Komunikimit vazhdimisht zvarritën çështjen. Andaj, unë shkova drejtpërdrejt në Manama për të aplikuar”, tregon Fırat.

– Pritja e gazetarëve izraelitë

Bahreini, i cili pengoi hyrjen e gazetarit të AA-së, ka lejuar që shtatë gazetarë nga Izraeli, me të cilin vendi nuk ka marrëdhënie diplomatike, të vijnë në Manama për të ndjekur konferencën.

Gazetari i Kanalit 13 nga Izraeli, Barak Ravid, i cili udhëtoi për në Bahrein për të ndjekur takimin, në Twitter ka shpërndarë një fotografi me birrë në dorë nga hoteli në të cilin po qëndron në Manama.

“Me birrë libaneze në Bahrein. Lindja e Mesme e re”, ka shkruar Ravid.

Nga ana tjetër, javën e kaluar, autoritetet egjiptiane lejuan vetëm median zyrtare izraelite KAN të raportojë nga varreza në të cilën në orët e natës dhe vetëm në prani të familjes u varros Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit