Bak: Qeveria turke mbeshtet kandidimin për organizimin e EURO 2024

Mos i humb

Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, Osman Askin Bak tha se qeveria turke mbështet fuqishëm kandidaturën e këtij vendi për organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit 2024. Ai theksoi se Turqia është një kandidat që nuk ka mangësi sa i përket përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.

Ministri Bak si mysafir në panelin editorial të Agjensisë Anadolli, theksoi se Turqia ka stadiume të reja dhe moderne dhe një infrastrukturë të shkëlqyer dhe të plotë për mbajtjen Kampionatit Europian.

“Për organizimin e EURO 2024 jemi duke garuar me Gjermaninë. Ne në vitet e kaluara ishim organizatorë të suksesshëm të manifestimeve sportive. Turqia sot është e sigurtë po aq sa është i sigurtë New Yorku, Londra apo Parisi”, tha Bak.

Duke vënë në dukje se disa qarqe jashtë vendit po përpiqen të diskreditojnë Turqinë, Bak tha se siguria në Turqi është së paku në nivelin në të cilin ajo është edhe jashtë vendit.

“Qeveria turke e mbështet ofertën për organizimin e EURO-s, ndërsa aktualisht procesi i lobimit po zhvillohet mirë. Turqisë i ngjanë të organizojë kampionate të mëdha”, tha Bak.

Ai gjithashtu tha se ishte i pikëlluar për shkak të moskualifikimit të kombëtares turke në Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, dhe shprehu shpresën se suksesi në kualifikimet për EURO 2020 “do të largojë retë e errëta” që kanë mbuluar kombëtaren e futbollit të saj.

Duke treguar për sukseset e klubeve turke në skenën evropiane, kryesisht Beshiktashit, Bak tha se nuk është kundër sjelljes të futbollistëve të huaj në ekipet turke, por kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që në çdo klub të ketë katër ose pesë futbollistë cilësorë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit