Balla kujton 27-vjetorin e themelimit të FRESSH: Organizata më e madhe politike rinore e Shqipërisë!

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përkujton sot përvjetorin e krimit të Forumit të Rinisë Eurosocialiste, duke e cilësuar atë si organizatën më të madhe politike rinore në Shqipëri, që lindi pikërisht më 15 janar 1992.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Balla shkruan se “FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste dhe të politikës shqiptare”.

Mesazhi i Ballës:

Më 15 Janar 1992 me nismën e disa djemve vajzave, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, lindi organizata më madhe politike rinore në Shqipëri:

Forumi i Rinisë Eurosocialiste?????.

Misioni i FRESSH ishte dhe mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë, u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi ??(simboli i parë i Partisë Socialiste) përkrah 12 yjeve të Bashkimit Europian??.

FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste dhe të politikës shqiptare. Sot FRESSH është një pjesë e rëndësishme e strukturës së Partisë Socialiste në çdo qytet e fshat të Shqipërisë. Vajza dhe djem freshistë janë çdo ditë të angazhuar në shumë inicijativa rinore e plot nisma sociale për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë apo si vullnetarë të palodhur të Shqipërisë solidare.

Faleminderit FRESSH!
Gëzuar të dashur motra dhe vëllezër freshista!

  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit