Balla: Opozitë jo e besueshme

Mos i humb

Taulant Balla ka komentuar përmes rrjeteve sociale akuzat e Partisë Demokratike dhe të LSI-së për buxhetin.

Opozita thotë se buxheti po përdoret për të pastruar paratë e krimi. Balla i cilëson qesharake dhe dashakeqe këto akuza.

Postimi i tij i plotë:

Prej ditësh, në gjithë fjalorin politik të opozitës dëgjojmë vetëm “para droge”, “pastrim parash”, “banka mafioze” , “buxheti i krimit”, “qeveria do të lajë paratë përmes buxhetit”, etj.
Dhe nuk është se është aksion i rastësishëm, që nuk lidhet vetëm me degradimin prej shumë kohësh të mesazhit politik të Lulzim Bashës si kryetar i emëruar i opozitës, bashkë me motrën e rigjetur zullumqare LSI.

Kjo lidhet më së shumti me një sjellje të papërgjegjshme, që tashmë ka prekur fundin dhe është shndërruar në një betejë kundër shtetit.

Të flasësh dy javë rresht që bankat pastrojnë para dhe të mos humbasin bankat asnjë depozitues, është diçka pozitive, jo vetëm për faktin se populli nuk i merr seriozisht Lulin e vocërr me brilantinë dhe motrën zullumqare LSI; por për faktin se bankat janë tashmë, sot 20 vite pas shkatërrimit të shtetit nga babai politik i Lulzimit, institucione bankare të besuara.
Nuk ngjit dhe për shkak të fytyrave dhe zërit të atyre që po i thonë.

Janë disa fytyra dhe zëra në politikën shqiptare që, kur përmendin fjalën “korrupsion” apo “vrasje”, njerëzit më shumë i identifikojnë me emrat Lul apo Sali sesa me bankat apo buxhetin e shtetit.

Por vlen të shënohet se opozita ngjan aq e dëshpëruar, sa tani mendon se e vetmja zgjidhje është t’i nxjerrësh ujë të zi këtij vendi, dhe le të bëhet hataja.
I vetmi dëm serioz i tyre, i mbetet vetë opozitës, pasi reaksioni që ajo ngjall në këtë rast është kundërproduktiv.

T’i akuzosh bankat të cilat operojnë sot në tregun bankar shqiptar, se pastroni para, e ka shndërruar Lulzim Bashën në një lloj të veçantë hajduti gjobaxhi.

Është po ai Lulzim që nuk tha e nuk thotë qoftë edhe një fjalë të vetme për Nue Kalajn e 7 milionë eurove të ryshfetit të Saliut, apo për të dënuarin për vjedhje Agron Kapllanaj, edhe për disa ditë kryebashkiak i partisë së Lulit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit