Balla u përgjigjet akuzave të PD: E njoh Edmond Begon, çështja do sqarohet

Mos i humb

Në një konferencë të përbashkët për mediat me deputetë gjermanë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët rreth akuzave të opozitës për lidhje të dyshimtë mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Itali në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia.

“Lidhur me 100 akuzat e hedhura nga gojëtarë të ndryshëm të PD-së me rastin në fjalë unë do i përgjigjem vetëm njërës që ka interes. A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person? Apo ka gëzuar mburojë politike? Dua tju them qartë për secilin prej nesh dhe për mua sundimi i ligjit duhet të jetë dhe është një. Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir. Dua t’ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa u pyet nëse ka lidhje biznesi me Edmond Begon.

  Balla i përgjigjet PD-së: Bego, çështja “Babale 3”

Më tej ai theksoi se Begos, nuk i është ofruar kurrë mburojë politike. “Përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë policia e shtetit. Edmond Bego nuk ka qenë në kërkim në Shqipëri Opozita të shkojë t’i drejtohet prokurorisë për dyshimet e saj”, shtoi Balla.

  Arrestimi i biznesmenit, Alibeaj: Policia dhe Prokuroria duhet të flasin

Kreu i Grupit të PS theksoi më tej se pasi të përfundojnë verifikimet do të dalë se Bego nuk është në kërkim dhe atëherë mediat do ta pyesin nëse ndonjëherë ka pasur nevojë për mburojë politike.

  PD: Bega, lidhje me qeverinë. Paloka: Përse nuk reagon policia dhe Prokuroria?

“Dua tju them që për mua në këtë proces është e rëndësishme që të hiqen dorë për hedhje baltë në dëm të krahut tjetër. Në fund të kësaj do të kemi pjesë të serisë Babale 3. Sepse personi nuk ka qenë në kërkim dhe nuk është në kërkim ndërkombëtar nga askush dhe pas verifikimit, pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike. Këtu e konsideroj të mbyllur këtë çështje”, theksoi Balla./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit