Balla: Vetting-u në drejtësi është duke dhënë rezultate të kënaqshme

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me delegacionin shqiptar, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Vasilika Hysi po marrin pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë nën kryesimin e Kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister dhe Komisionerit Johannes Hahn.

Balla në fjalën e tij bëri një prezantim mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.

Gjithashtu, Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vetting-ut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.

“E di që ka patur një shqetësim për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, por më mirë vakanca sesa gjyqtarë të korruptuar që japin vendime. Në fillim të vitit të ardhshëm, institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në detyrë. Shqipëria ka një ndër ligjet më të mira për minoritetet në Europë dhe ky është një standard për të gjithë Ballkanin. Madje, edhe vende anëtarë të BE-së në rajon mund t’i referohen si model. Jemi gati të votojmë sëbashku me opozitën, të cilët i falenderoj që jemi sëbashku këtu, Reformën Zgjedhore, paketa ligjore për të cilën tashmë është gati. Besoj se do ta votojmë brenda Krishtlindjeve”, tha Balla./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit