“Ballkani mund të jetë model për Europën, e jo Europa për Ballkanin”

Mos i humb

Gazetari dhe publicisti nga Turqia, Yusuf Kaplan, thotë se Ballkani mund të jetë model për Europën dhe jo e kundërta.

Kaplan, i cili ndodhej në Maqedoni për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, për Agjensinë Anadolli vlerësoi marrëdhëniet mes Turqisë dhe shteteve të Ballkanit.

Ai thekson Ballkani ka mbetur i mbërthyer nga SHBA-të dhe Europa, duke shtuar se në rajon është duke u bërë “ndërhyrje” kulturore, politike dhe ekonomike.

Sipas Kaplan, SHBA-të dhe Europa, veçanërisht Gjermania, përpiqen të rregullojnë gjërat në Ballkan.

“Pra, në njërën anë janë amerikanët, ndërsa në anën tjetër shtetet e Bashkimit Europian (BE), veçanërisht Gjermania. I mendojnë si kopshtet e tyre pas shtëpive. Në njëfarë mënyre, krijojnë marrëdhënie të tilla sikur shtetet e Ballkanit nuk mund të veprojnë të pavarura nga Amerika ose Gjermania. Pra, ua formësojnë ekonominë dhe kulturën”, vlerëson Kaplan.

Ai më tej thotë se integrimi i Ballkanit në BE mund të kërkohet nga popujt e rajonit për arsye të mirëqenies dhe një sërë të drejtash. Megjithatë, ai thotë se në afat të gjatë, mund të jetë i pamundur pengimi i shkrirjes së identitetit kulturor.

“Shoqëritë pa histori janë shoqëri të pafat”

Publicisti turk shprehet se ekziston një hapësirë civilizimi në të cilin bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina. Kaplan thotë se rajoni ka përvojë të civilizimit islam të prodhuar në mënyrë konkrete nga shteti Osman.

Kaplan thotë se ka disa rekomandime për të rinjtë në mënyrë që të kenë vetëbesim, duke potencuar se kusht kryesor për këtë është ruajtja e identitetit kulturor.

“Shoqëritë pa histori janë shoqëri të pafat. Shoqëritë që kanë humbur historinë dhe kulturën, në njëfarë mënyrë nuk mund të shkruajnë histori dhe të shfaqin prani në histori”, vlerëson ai.

Sipas Kaplan, i gjithë kuadri administrues i shtetit Osman ka dalë nga Ballkani, rajon ky i cili, siç thotë, ka një përvojë madhështore civilizuese. Ai thekson se rajoni posedon modelin e sistemit të popullit, i cili ende nuk është tejkaluar nga civilizimi perëndimor.

Duke theksuar se një nga problemet themelore të botës së sotme është mundësia për të jetuar përkrah njëri-tjetrit, Kaplan thotë se civilizimi perëndimor ka qenë i pasuksesshëm në këtë drejtim.

“Ai vend që nuk ka kishë, sinagogë dhe xhami, nuk është civilizim islam. Asnjë mendimtar perëndimor nuk ka mundur të formulojë një fjali të këtillë, sepse nuk ekziston një përvojë të tillë. Por, edhe sot nuk janë në mundësi për ta formuluar, sepse e vënë veten në qendër dhe shkatërrojnë botën për t’i mbrojtur interesat e veta. Nuk ngurrojnë ta shndërrojnë botën në ferr”, thotë Kaplan.

“Ç’kërkojnë ata në Irak dhe Siri. Çfarë duan të bëjnë? Vallë, mos dërguan drejtësi atje, liri, demokraci apo të drejta të njeriut? Jo, e kanë shndërruar në ferr me kuptimin e plotë të fjalës. I shkatërrojnë qytetet e muslimanëve. E theksoj, a mund ta mendoni Londrën ose Parisin duke u shkatërruar? Ndërkaq, ata i shkatërruan Bagdadin, Damaskun, Mosulin, Kirkukun, Kabulin. Bota nuk mund të jetë e heshtur ndaj kësaj. Edhe flasin për të drejta të njeriut, liri, demokraci, civilizim dhe paqe, edhe shkojnë i bombardojnë dhe rrafshojnë me tokën”, shtoi ai.

“Ballkani mund të jetë model për Europën, e jo Europa për Ballkanin”

Duke vënë në dukje se duhet përcaktuar anët e përbashkëta kulturore historike bazuar në solidaritet, dhe jo konflikte, përmes të cilave njerëzit do të kenë mirëkuptim reciprok, Kaplan thotë se identiteti musliman në Ballkan është duke u pasivizuar dhe se ai duhet forcuar.

Ai rikujton vështirësitë e shumta të muslimanëve dhe hebrenjve në kohën kur u dëbuan nga Andaluzia, Spanja dhe Portugalia, duke thënë se pas çlirimit të Bosnjës në vitin 1463, Sulltan Mehmet Fatihu kishte nxjerrë ferman për mbrojtjen e të krishterëve dhe hebrenjve në këtë vend.

Po ashtu, duke potencuar se në Ballkan është prodhuar një përvojë e bashkëjetesës për shekuj me radhë, Kaplan shprehet: “Kjo gjë mund të jetë model për Evropën. Evropa nuk po mund ta arrijë këtë. Ballkani mund të jetë model për Europën, e jo Europa për Ballkanin”.

“Nëse nuk mund ta shkruani historinë tuaj, nuk mund të bëni histori”

Kaplan thotë se askush nuk flet për mizoritë që i ka përjetuar populli i Ballkanit.

“Qindra mijëra njerëz janë vrarë. Askush nuk flet, për të drejtat, liritë, ligjin. E shoh se njerëzit në Ballkan nuk janë të vetëdijshëm për këto çështje. Në përgjithësi, në shtetet e Ballkanit shteti Osman përshkruhet si imperialist. Nuk ekziston një gjë e tillë. Ai nuk është marrë dhe nuk ka prekur fenë, kulturën dhe identitetin e njerëzve. Posaçërisht në një kohë kur evropianët kolonizuan tërë botën dhe çrrënjosën të gjitha civilizimet. Kaq gënjeshtra shkruhen në histori. Kush e shkruan historinë, ai e bën atë. Kjo nuk duhet harruar. Nëse nuk mund ta shkruani historinë tuaj, nuk mund ta bëni atë”, tha gazetari dhe publicisti nga Turqia, Yusuf Kaplan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit