Ballkani po mbetet pa njerëz, popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 26% deri në 2050

Mos i humb

Shtyhet takimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, shkak situata nga Covid-19

Takimi i ri në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, i parashikuar të mbahej të hënën në Bruksel, është shtyrë, siç thuhet,...

Merkel jep alarmin, kancelarja bën parashikimin e frikshëm: Nëse vazhdojmë kështu…

Kancelarja Angela Merkel, ka paralamëruar se numri i infeksioneve në Gjermani po rritet dita ditës dhe nëse nuk merren masa të rrepta...

Surpriza e PD, heq Flamur Nokën nga Kukësi, e sjell në Qarkun e Tiranës

Surpriza në listat e Partisë Demokratike. Publikimi i listës së kandidatëve të demorkatëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i...

Ja gjërat që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni një lugë qiqra çdo ditë

Qiqrat janë burim i pasur i fibrave, përmbajnë karbohidrate, yndyrna të shëndetshme dhe shumë vitamania e minerale të tjera.

“Po plaken, po vdesin, po largohen”. Kështu titullohet një artikull i fundit i revistës së njohur The Economist, ku trajtohet fenomeni i tkurrjes së popullsisë së vendeve të Ballkanit.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.

Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)- (shënim i Monitor). Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11% (shih grafikun në fund).

Ndonëse është e vështirë të masësh emigracionin, The Economist thotë se të dhënat që janë në dispozicion japin një pamje të qartë. Popullsia e çdo vendi ballkanik po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët. Në të kaluarën, popullsia u rrit përsëri pas valëve të emigrimit, pasi shumë gra kishin gjashtë fëmijë. Tani pak kanë më shumë se një. Serbia mund të ketë më shumë pensionistë sesa njerëz në moshë pune deri vitin e ardhshëm.

Në afat të shkurtër qeveritë nuk e kanë problem emigrimin sepse ul papunësinë dhe rrit dërgesat nga jashtë. Por, në planin afatgjatë, thotë Vladimir Nikitovic, demograf serb, është “katastrofike”. Rreth 50,000 njerëz largohen nga Serbia çdo vit. Nga ata që kthehen, rreth 10,000 janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim. Fëmijët e tyre nuk do t’i ndjekin nga pas.

Rajoni ka disa nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë. Gratë boshnjake kanë mesatarisht 1.3 fëmijë dhe kroatë 1.4 (Shqipëria e ka këtë tregues 1.37-shënim i Monitor). Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, ka popullsinë më të re të rajonit, por shkalla e pjellorisë së saj prej 2.0 (vetëm nën shkallën e zëvendësimit) ka rënë gjithashtu për vite me radhë. Diku tjetër, normat janë të ngjashme me ato të vendeve të Evropës Perëndimore. Por për shkak se Ballkani pothuajse nuk pret emigrantë taksapagues, paratë për pensionistët janë të pakta.

Efektet e tkurrjes së popullsisë janë të ashpra. Kombinimi i emigrimit të shpejtë, pjellorisë së ulët dhe imigracionit të lartë prodhon rezultatin më të keq të imagjinueshëm, thotë Kresimir Ivanda, demograf kroat. Greqia, Italia dhe Spanja kanë shkallë të ulët të lindjeve, por tërheqin shumë emigrantë. Në Poloni, më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të lënë nga emigracioni.

Sigurisht, për qytetarët e vendeve të Ballkanit, marrja e pagave më të larta jashtë vendit është një përfitim. Remus Gabriel Anghel, një demograf në Rumani, thotë se përvojat e migrimit të 15 viteve të kaluara kanë qenë gjithashtu një lëvizje e ndryshimeve shoqërore. Më parë, njerëzit thjesht donin të plotësonin nevojat e tyre; tani ata që kanë jetuar në Evropën perëndimore kërkojnë shkolla, spitale dhe shërbime më të mira. Kjo, thotë zoti Anghel, është diçka që qeveria “nuk e kupton vërtet”, shkruan The Economist./Monitor/

Capture 12
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...