Bangladesh, 4 persona dënohen me vdekje

Mos i humb

Një gjykatë e Bangladeshit sot dënoi me vdekje 4 persona për kryerje të krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës së vitit 1971, e cila shënoi shkëputjen e vendit nga Pakistani.

“Ata u dënuan me vdekje me varje”, deklaroi kryetari i një gjykate tre anëtarëshe, Shahinur Islam, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Bangladesh Sangbad Sangstha (BSS).

Të dënuarit, Akmal Ali Talukder, 79 vjeç, Abdun Nur Talukder 66 vjeç, Anis Miah 80 vjeç dhe Abdul Mosabbir Miah 67 vjeç kanë kryer gjenocid, vrasje, rrëmbim dhe torturë nga 7 deri më 24 nëntor të vitit 1971 në fshatrat Panchgaon dhe Paschimbhag të rrethit Moulvipazar, bëri të ditur Tribunali Ndërkombëtar i Krimit (TNK).

Gjykata udhëzoi autoritetet të arrestojnë të dënuarit e arratisur.

TNK është një gjykatë vendore e krimeve të luftës në Bangladesh e themeluar në vitin 2009 për të hetuar dhe ndjekur penalisht të dyshuarit për krime lufte në vitin 1971./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit