Bangladesh, gjykata mbështet dënimet me vdekje për 139 ushtarë

Mos i humb

Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka mbështetur dënimet me vdekje për 139 ushtarët për veprimet e tyre në kryengritjen vdekjeprurëse në vitin 2009.

“139 do të duhet të dënohen me varje dhe 146 do të burgosen pë jetë”, tha avokati i përgjithshëm, Mahbubey Alam pas vendimit të Gjykatës së Lartë, citon agjencia shtetërore e lajmeve të Bangladeshit (BBS).

Vendimi vjen katër vjet pasi një gjykatë më e ulët në kryeqytetin Dhaka kaloi dënime kapitale për 152 ushtarë dhe afate jetësore për 158 ushtarë të tjerë për përfshirjen në vrasjen e 74 personave, përfshirë 57 zyrtarë të ushtrisë, më 25 dhe 26 shkurt të vitit 2009.

Kryenigritja në selinë e Armëve të Bangladeshit (BDR) shpërtheu kur një grup forcash paramilitare organizuan një tollovi gjatë një takim vjetor të ushtarëve. Tollovia u kthye në përplasje dhe u përhap në njësitë rajonale të forcave të BDR-së në mbarë vendin.

Më vonë, qeveria e riemëroi BDR-në përderisa Garda e Kufirit në Bangladesh ndryshoi ligjin e forcës kufitare, flamurin në uniformë dhe mogramin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit