Banka Botërore financim 600 milionë dollarë për “Liqenin Tuz”

Mos i humb

 

 

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore, ka miratuar kredi prej 600 milionë dollarë për punimet e zgjerimit të Objektit për Magazinimin Nëntokësor të Gazit në Liqenin Tuz.

Sipas njoftimit nga Banka Botërore, është miratuar paketa e financimit të “Projektit për Zgjerimin e Magazinimit të Gazit”.

Në njoftim është rikujtuar se për objektin në fjalë në nëntor të vitit 2005 janë miratuar 325 milionë dollarë, ndërsa në korrik të vitit 2014 janë miratuar 400 milionë dollarë.

“Projekti për Zgjerimin e Magazinimit të Gazit (i Liqenit Tuz), do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të rritur madhësinë e objektit të magazinimit për 5 herë duke investuar në të njëjtin vend”, thuhet në njoftim duke u theksuar se kapaciteti fillestar i objektit është një miliard metër kub.

Më tej është theksuar se projekti do të përbëhet nga 3 komponentë që do të zbatohen nga kompania BOTAŞ. Me komponentin e parë kapaciteti i objektit për magazinim do të rritet edhe për rreth 4 miliardë metër kub.

Theksohet se projekti për të cilën është siguruar kredi prej 600 milionë dollarëve, do të reduktojë varësinë e Turqisë për qymyr në muajt e dimrit duke zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (AIIB) do të jetë bashkë-financues i projektit, ndërsa është kredi fleksibile e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) me grejs periudhë 7 vjeçare, ndërsa me maturim prej 22.5 vite.

Gazi i parë i magazinuar i Objektit për Magazinimin Nëntokësor të Gazit në Liqenin Tuz kishte filluar me një ceremoni me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit, Binali Yıldırım dhe ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, më 10 shkurt 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit