Banka Botërore i përgjigjet kërkesës së qeverisë: Financim 15 milionë euro për luftën ndaj COVID-19 në Shqipëri

Mos i humb

Banka Botërore ka miratuar ditën e djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë.

Financimi do të jetë një projekt ndihmës për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19.

Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor.

Kjo është një përgjigjie financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paprcedentë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxheri i Bankës Botërore të vendit për Albania.

“Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me evolucionin e pandemisë, hartimi i projektit është fleksibël për të akomoduar nevoja që ka të ngjarë të ndryshojnë pasi njohuritë rreth epidemiologjisë COVID-19 evoluojnë.”- shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit