Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e 2018-ës, Skënderbeut

Mos i humb

28 Nëntori 2017 shënoi çeljen e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vit i cili do të kremtojë veprën e heroit deri më 28 Nëntor 2018.

Shqipëria përkujton Heroin Kombëtar, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, atë që më shumë se kushdo mishëron përpjekjen për mbrojtjen e lirisë dhe të mëvetësisë së vendit.

Si një vlerësim ndaj veprës së Heroit tonë Kombëtar, Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e vitit 2018, figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe pranisë së tij në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare.

Ai është natyrshëm personaliteti më i hasur në emetimet shqiptare, duke e shoqëruar monedhën kombëtare në rrugëtimin e saj thuajse 100-vjeçar.

Faqja e muajit janar paraqet bustin e Heroit Kombëtar me përkrenare, në profil djathtas, detaj i marrë nga monedha 20 Franga Ari, emetim i vitit 1926. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit