Banka islamike do të financojë 100.000 operacione për fëmijët afrikanë

Mos i humb

Kreu i Korporatës Ndërkombëtare për Financimin e Tregtisë Islamike, Waleed al-Wohaib, ka deklaruar se Banka Islamike e Zhvillimit (IDB) ka krijuar një fond prej 30 milion dollarësh për të kryer mbi 100 mijë operacione të kataraktit dhe për të siguruar syze për një milion fëmijë në Afrikë.

Duke folur në një takim koordinues për luftën kundër verbërisë në Stamboll, al-Wohaib tha se “rreth 33 milionë njerëz në Afrikë vuajnë nga dëmtimi pamor, prej të cilëve 75,5 për qind e rasteve mund të parandalohen ose trajtohen, në veçanti ato që lidhen me katarakte”.

IDB në vitin 2008 krijoi Aleancën për të luftuar verbërinë e shmangur (AFAB) nën Fondin Islamik të Solidaritet për Zhvillim (ISDF), duke siguruar kujdes të syrit për pothuajse tre milionë njerëz në tetë vende afrikane midis 2008 dhe 2015.

Al-Wohaib bëri të ditur se ndër qëllimet kyçe të fazës së dytë të AFAB-it është kryerja e më shumë se 100 mijë operacione të kataraktit, sigurimi i një milion fëmijëve me syza mjekësore, krijimi i gjashtë qendrave shëndetësore, tre qendrave trajnuese për trajnim ose ritrajnim të 90 oftalmologëve, si dhe ndarja e bursave për trajnimin e mjekëve të rinj dhe infermierëve në 12 vende afrikane.

Burkina Faso, Çadi, Comoros, Bregu i Fildishtë, Djibouti, Guinea, Guinea-Bissau, Mauritania, Mali, Mozambiku, Niger dhe Togo janë ndër 12 vendet.

“Fondi miratoi 5 milionë dollarë nga një vlerë 30 milionë dollarëshe, që është kostoja totale e programit”, tha al-Wohaib.

Ai bëri të ditur se në javën e parë të muajit prill në Tunizi do të organizohet një takim koordinues për fazën e dytë të AFAB-it, veç takimit vjetor të Grupit IDB.

Sipas Fondacionit të Ndihmës Humanitare të Turqisë, një operacion i kataraktit kushte rreth 75 dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit