Banorët e Afrinit: Asnjë civil nuk ka pësuar dëme nga ushtria turke

Mos i humb

Familjet e civilëve sirianë dhe vogëlushët e fshatit Kurayriyah, pranë Afrinit, të cilët pësuan pasi shkelën në minën e vendosur nga terroristët e YPG/PKK-së në rrugën drejt fshatit, zbuluan gënjeshtrat që terroristët përhapin përmes rrjeteve sociale.

Për të parandaluar civilët që të largohen nga fshati, terroristët e YPG/PKK-së në fillim të muajit minuan rrugën në fshatin Kurayriyah. Një kamion me 36 civilë që vendosën të largoheshin nga fshati hasi në minë dhe me këtë rast u dëmtua. Pastaj civilët vazhduan të ikin në anën tjetër dhe hasën në minën e dytë kurse në mesin e të vdekurve kishte dy fëmijë dhe një foshnje tre muajshe.

Pas shpërthimit, organizata terroriste filloi me përhapjen e propagandës në rrjetet sociale, të cilët këtë rast të viktimizimit të civilëve, u përpoq t’ia atribuojë Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), duke përdorur në këtë rast fotografitë ajrore të TSK-së.

Familjet e të vrarëve, në një intervistë për AA, konfirmuan se fëmijët dhe të afërmit e tyre humbën jetën nga eksplozivi që terroristët kishin vendosur në rrugë.

Fatma Huseyin, e cila humbi fëmijën e saj, theksoi se për një kohë të gjatë kishte fshehur fëmijët e saj për të mos i marrë terroristët dhe me forcë t’u jepnin armë në duart e tyre.

“I kam fshehur në vende të ndryshme dhe në fund i vranë”, tha Huseyin, e cila shton se terroristët kishin vendosur bomba edhe pranë shtëpisë së saj.

“Ata na sulmuan. Ka shumë raste të ngjashme. Djali i xhaxhait tim gjithashtu humbi jetën pasi shkeli mbi një minë. Megjithatë, organizata pretendonte se ai u vra nga ushtria turke”, shtoi Huseyin.

Ajo gjithashtu theksoi se terroristët pranë shtëpisë së saj kanë kryer edhe sulme me raketa.

“U thoja që t’i largojnë nga shtëpia jonë, por ata më thonin që të mos përzihem”, tregon Huseyni.

Pronari dhe shoferi i kamionit, i cili hasi në minën e terroristëve, Fuad al-Gazi tha se në automjet ishin 36 persona, shumica gra dhe fëmijë.

“Pasi kaluam 50 metra rrugë erdhi deri te shpërthimi i minës. Organizata më vonë na transferoi në një spital në Afrin. Ata filluan të na thonin se në këtë gjendje na kanë sjellë avionët e TSK-së”, thotë Gazi, i cili ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se civilët ishin viktima të organizatës terroriste.

“Ata vendosnin mina në afërsi të shtëpive tona. Ushtria turke nuk u ka shkaktuar dëme asnjë civili. Në fshat hynë forcat e TSK-së dhe ULS-së, askë nuk e dëmtuan. Organizata ka publikuar fotot e të vrarëve në sulm dhe u përpoq të tregojë se pas sulmeve qëndron TSK. Kjo është gënjeshtër, të poshtërit që na sulmuan ishin nga organizata”, tha Gazi.

Cemal al-Gazi gjithashtu në shpërthimin e minës humbi vëllezërit. Ai tha se organizata terroriste kohëve të fundit ka ushtruar presion të madh ndaj tyre.”Kemi bërë rezistencë që terroristët të mos hyjnë në fshatin tonë. Ata ishin këmbëngulës, kështu ne vendosëm të kalojmë në fshatin Ramadiye, i cili është pastruar nga terroristët. Në kamion ishin 36 persona, të gjithë ishin civilë. Kam humbur vëllezërit nga shpërthimi i minës. Kush mund të minojë rrugën rreth 100 metra larg fshatit, ku do të kalonin civilët?”, pyet Gazi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit