Banorët e “Kodrës së Trimave” ofrojnë mbështetje të pakufizuar për kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi

Mos i humb

Drejtuesit e Lëvizjes për Drejtësi, vazhdojnë me takimet e tyre para zgjedhore. Kandidatët për deputetë Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli këtë herë kanë takuar qytetarë të lagjes “Kodra e Trimave” në kryeqytet, me të cilët kanë bashkëbiseduarpër problemet me të cilat ballafaqohen ata çdo ditë, raporton Drita Tv.

Gjatë këtij bashkëbisedimi qytetarët shprehën mendimet e tyre mbi qeverisjen e deritanishme dhe mbi gjërat që ata presin të ndryshohen nga politika dhe udhëheqja e re.

Fjalën e hapjes në këtë takim e mbajti antari LD-si si dhe antarë i shtabit zgjedhor z. Fadil Koprani i cili i ftoi banorët e “Kodrës së Trimave” që të mbështesin këtë forcë politike pasi ajo do të jetë zëri i tyre në parlamentin e ri dhe qeverinë e re me Albin Kurtin Kryeministër.

“Ne do të jemi zëri juaj për një të ardhme më të mirë të përbashkët me Albin Kurtin Kryeministër”, tha ai.

Nga ana e tij Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi vuri në dukje se riangazhimi i tij politik lidhet me dëshirën e tij për të luftuar dukuritë negative që kan kapur shoqërinë dhe mbi të gjitha institucionet shtetit të Kosovës ndërsa premtoi përpara banorëve se pret prej tyre mbështetje maksimale që bashkërisht të sjellin ndryshimin e shumë kërkuar.

“Ne u bashkuam për shtet, sot ne nuk kemi nevoj për pushtet, por pushteti ka nevoj për neve. Kontributi ynë në këtë ndryshim do të jetë vendimtar. Për të mirën do të vazhdojmë të punojmë, të keqen do të vazhdojmë ta luftojmë edhe nëse ajo është brenda nesh”, tha ai para dhjetëra të pranishmëve, shkruan Drita TV.

Beni Kizolli kandidati tjetër nga LD-ja, u shpreh se kjo forcë politike u bashkua me VV-në për të bërë Albin Kurtin kryeministër, por nuk do të harrojnë premtimet e bëra dhe do të jenë edhe më të ndërgjegjshëm politikisht.

“Ne si kandidatë perveçse jemi pjesë e listës, përveçse do të kontribuojmë në këtë listë, përveçse po përkrahim Albin Kurtin për kryeministër, ne do të jemi ndërgjegja e politikës”, tha ai.

Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me dy deputetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje konkretisht 31 z.Sylejman Çerkezi dhe z. Beni Kizolli i 32./Drita tv

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit