Banorët e Munbixhit kërkojnë ndërhyrjen e Turqisë

Mos i humb

 

 

 Banorët e Munbixhit në Siri kërkojnë ndërhyrjen e Turqisë për pastrimin e atdheut të tyre nga organizata terroriste YPG/PKK, e cila ka pushtuar territoret e tyre.

Janë duke pritur me padurim ditën kur do të kthehen në shtëpitë e tyre qytetarët e Munbixhit të cilët kanë mbetur të detyruar të migrojnë në zona të ndryshme në vendin e tyre ose në Turqi, si pasojë e pushtimit të trojeve të tyre nga YPG/PKK-ja në veri të Sirisë.

Banorja nga Munbixhi, Um Abdullah, e cila ka mbetur e detyruar të migrojë në Turqi si pasojë e pushtimit të organizatës terroriste, në një deklaratë për AA ka theksuar se kanë migruar në Turqi për shkak të presionit të organizatës terroriste.

“Na morën fëmijët me detyrim duke i armatosur ato. Ky atdhe është atdheu ynë. I ashtuquajturi shteti i tyre nuk është i yni”, është shprehur Um Abdullah, duke bërë të ditur se janë kërcënuar nga persona të armatosur të cilët nuk i njohin.

Duke vënë në dukje se Munbixhi nuk do të jetë i lirë për sa kohë do të jenë të pranishëm terroristët, ajo shtuar më tej se “Ata (YPG/PKK) nuk e lënë popullatën të qetë. Ushtrojnë presion mbi fëmijët dhe vajzat tona. Erdhëm për Bajram nga Turqia u takuam me të afërmit tanë. Ndërsa tani po kthehemi në Turqi”.

“Për të jetuar të lirë në Munbixh kërkesa jonë është që Turqia të pastrojë atdheun tonë nga terroristët. Fillimisht kërkojmë nga Allahu, dhe më pas nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që të na mbështesë në këtë çështje, të na ndihmojë që të kthehemi në trojet tona dhe të jetojmë një jetë të qetë me fëmijët tanë”, tha Um Abdullah.

Ndërsa një tjetër banor i Munbixhit, Ahmed Muhammed Horan, pasi ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë, ka theksuar se “Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë nesh. Ne kemi qenë të detyruar të migrojmë në Turqi. Pas një kohe të gjatë vizituam trojet tona, familjet tona me rastin e Bajramit. Kemi vizituar territoret, atdheun tonë falë ushtarëve turq dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Uroj që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të pastrojnë Munbixhin nga terroristët”.

Edhe Mahmud Nur, një prej anëtarëve të Ushtrisë Kombëtare, një prej komponentëve të ULS-së, pasi ka shpjeguar se ndihmojnë personat që vijnë në Turqi pasi kthehen nga vendi i tyre që kanë vizituar për Bajram, tha se “Personat që kanë qenë të detyruar të migrojnë do të kthehen në shtëpitë e tyre pasi terroristët të pastrohen në Munbixh nga ushtarët turq”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit